Del nga rruga automjeti në Lezhë, 2 të lënduar

Një automjet ka dalë nga rruga duke humbur kontrollin në kryqëzimin e Pllanës në Lezhë.

Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti 2 persona që ishin pasagjerë në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Del nga rruga automjeti në Lezhë, 2 të lënduar