Dalin pamjet e aksionit në Krujë, RENEA e FNSH shkatërrojnë laboratorë e sera me kanabis, 16 të arrestuar, 24 në kërkim
Forcat speciale Renea dhe FNSH rrethuan gjithë zonën e Krujës ku kryen kontrolle dhe vunë në pranga 16 persona të akuzuar për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.
Në përfundim të operacionit “Agimi” u shpallën në kërkim 24 persona.
Kontrollet janë bazuar në informacionet e marra Guardia Di Financa duke bastisur sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Policia ka sekuestruar një numër të lartë bimësh narkotike të cilat ishin bërë gati për tharje, fidanë dhe fara.
Kontrollet vijuan nëpër banesat e banorëve të zonës së Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.
Në një bodrum banese u identifikua edhe një laborator i mirëfilltë për prodhimin e lëndës narkotike nëpërmjet ngrohjes më anë të llambave të energjisë.
Lista e emrave të arrestuar
Asllan Deliu
Marsel Loci
Eldi Kaceli
Indrit Kullaj
Dashamire Deliu
Musait Vathi
Xhavit Kullaj
Dashamir Kullaj
Ferit Kullaj
Erlind Almeta
Fetije Kullaj
Refik Deliu
Erjon Deliu
Flamur Halili
Ervin Perlica
Sokol Kullaj
Këto janë emrat e 16 personave të cilët u arrestuan nga policia në kushtet e flagrancës pasi akuzohen si të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Mes tyre janë edhe 2 operatorët e shpërndarjes së energjisë narkotike pasi në përfundim të rezultateve është zbuluar se kanë kryer lidhje të jashtëligjshme për familjen Kullaj aty ku u zbulua dhe laboratori i drogës.
Tre persona janë proceduar penalisht.
Bëhet fjalë për një 17 vjeçar si dhe 2 kryepleq të fshatit Nikël dhe Halil.
Kruja vijon të jetë në qendër të vëmendjes të policisë pasi si asnjëherë më parë kontrollet e autoriteteve italianë monitorimet i kanë filluar prej më shumë së 1 muaji dhe pikërisht nga qyteti i Krujës dhe rrethinat e saj.
Referuar raportit të Prokurorisë së përgjithshme për vitin 2020 Kruja zë vendin më të lartë të procedimeve që përbën 24 përqind të numrit total në shkallë vendi.
Në prokurorinë e Tiranës janë regjistruar 20 përqind të numrit total dhe më pas renditet qyteti i Vlorës.
