Valbona, perla mes maleve, vizitorë të shumtë shijojnë bukuritë e Luginës
Zona e Valbonës në Tropojë është një ndër pikat më të rëndësishme dhe më të vizituara për turistët vendas dhe të huaj në vendin tonë. Pika strategjike e turizmit në veri të vendit të ofron mjaft atraksione të mrekullueshme këtë sezon turistik.
I rrethuar me malet e mbuluara me dëborë, dhe kodrat e gjelbëruara, Lugina e Valbonës është një ndër zonat më piktoreske të vendit.
Pranvera ka shfaqur edhe këtë vit bukuritë e kësaj zone.
Vendasit mblidhen herë pas here, disa të veshur me kostume tradicionale, e disa shijojnë festat e ndryshme.
Lumi i Valbonës është një tjetër perlë e Veriut të vendit. Ai rrjedh mes pyjeve me pemë të larta, e gurëve shkëmborë.
Ushqimet bio janë një tjetër karakteristikë e zonës. Këtë pranverë dhjetëra turistë kanë zbarkuar në Valbonë.
Këtë pranverë dhjetëra turistë kanë zbarkuar në Valbonë.
Dëborë, gjelbërim, këngët e zogjve dhe thirrja e maleve e kanë kthyer tashmë Valbonën në një destinacion pushimesh në të katër stinët.
