Përplasi këmbësorin me automjet, arrestohet 36-vjeçarja në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 13:02
Një 36-vjeçare në Fier është arrestuar pasi aksidentoi një këmbësor ditën e djeshme, 29 maj.
Mësohet se në pranga u vu shoferja me iniciale E. Y., banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, goditi me mjetin e saj tip “Volkswagen” një këmbësor.
51-vjeçari P. M., banues në Portëz, ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".