Gjendet i mbytur një person në Portin e Durrësit, dyshohet se është sirian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 14:09
Një emigrant në portin e Durrësit është gjendur i mbytur.
Sipas njoftimit të policisë, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket një emigranti sirian, rreth 25 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake po tentonte të kalonte kufirin drejt Italisë.
