U largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit i cili aksidentoi për vdekje një 45 vjeçar në aksin e vjetër Laç-Mamurras.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, 30 maj.

Drejtuesi i automjetit Agis Vathi, pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me  dije se në vijim të punës drejtuesi i mjeti tip "Benz" shtetasi Agis Vathi, i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.