Interi gjen pasuesin e Contes. Zgjedh Simone Inzaghin

Nuk zgjati shumë dhe Interi gjen trajnerin e ri.

Marotta nisi menjëherë punën intensive pas largimit të Antonio Contes dhe ajo që kërkonte ai ishte një trajner me eksperiencë në Itali dhe kryesorja, njohës i mirë i skemës me tre mbrojtës.

Logjikisht ishin dy kandidaturat, Allegri ose Simone Inzaghi.

Me të parin që zgjodhi Juventusin, e gjithë sforcoja u përqendrua te Inzaghi i cili po negocionte njëkohësisht edhe rinovimin me Lazion.

Me këta të fundit, agjenti i Inzaghit prishi çdo akord të mëparshëm pasi Marotta kishte nisur një ofensivë orët e fundit me një kontratë dy vjeçare dhe pagë 4 mln euro neto ne vit.

Inzaghi ne këto vite me Lazion ka patur një rritje eksponenciale si trajner dhe ka arritur të fitojë dy Superkupa dhe një kupë Italie dhe tani do të duhet të tentojë titullin e 20 me Interin për sezonin e ardhshëm.