Liverpool bën goditjen e parë të madhe, blen mbrojtësin Konate
Është edhe zyrtare përforcimi i parë për Jurgen Klopp. Është Ibrahima Konate lojtari që afrohet nga “The Reds” për sezonin e ardhshëm teksa klubi anglez pagoi klauzolën e lirimit të futbollistit të ri francez.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar do t’i kushtojë Liverpoolit plot 41.5 mln euro pasi vetëm me pagesën e klauzolës, Leipzig do të pranonte të privohej dhe madje nuk do të ketë as ndarje këstesh por menjëherë e gjithë shuma në arkën e klubit gjerman.
Konate ishte prej kohësh objektivi numër 1 i Klopp për përforcimin e mbrojtjes, repart që i hapi shumë probleme këtë vit skuadrës pas dëmtimit të dy pedinave të rëndësishme si Van Dijk dhe Gomez ndaj dhe blerja e pare ishte logjike.
Accord Convenu ✅
— Liverpool FC (@LFC) May 28, 2021
We are delighted to have reached an agreement for the transfer of @IbrahimaKonate_ from @DieRotenBullen ????
Një tjetër lojtar i Leipzig që donte Klopp ishte Upamecano por ai u transferua te Byern Munchen që pagoi klauzolën 44 mln euro dhe detyrimisht Konate u kthye në objektivin e pare që gjithsesi vlerësohet shumë pasi është edhe i ri me eksperiencë të madhe si në Bundesligë, në Champions apo dhe me kombëtaren.
Me blerjen e Konates, Liverpool nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit Ozan Kabak nga Schalke për 11 mln euro me lojtarin që erdhi si ndërhyrje emergjente në Janar për shkak të dëmtimeve.
