Tirana merr përfundimisht kartonin e Seferit nga Young Boys
Një sulmues i kombëtares te Tirana edhe 3 vite të tjera. Bardheblutë kanë bërë një nga goditjet më të rëndësishme të viteve të fundit teksa mbajtën për 6 muaj në huazim Taluant Seferin nga Young Boys, tani lojtari është zyrtarisht në pronësinë e klubit kryeqytetas.
Përmes një postimi, Tirana njoftoi se ka arritur marrëveshjen me klubin zviceran që zotëronte kartonin e lojtarit dhe sulmuesi ka firmosur për 3 sezone me ekipin dhe bëhet tanimë lojtari më i rëndësishëm i formacionit bardheblu.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim. #TaulantSeferixKFTirana #YBxKFT @bscyb_offiziell ????”
Seferi është i grumbulluar me kombëtaren kuqezi për dy miqësoret e radhës ku pritet t’i jepet shans edhe nga trajneri Reja i cili me përfshirjen e tij në listë tregon që do të synojë të mbështetet ende te lojtari i Tiranës.
