Nike braktisi Neymar pas akuzave për ngacmim seksual

Braziliani Neymar është në telashe. Gjigandi Nike prishi partneritetin me yllin brazilian të Paris Saint Germain pasi lojtari refuzoi të bashkëpunonte në një hetim të brendshëm të markës së famshme teksa një punonjës e akuzoi futbollistin për ngacmim seksual ndaj saj. ishte vetë gjigandi amerikan që njoftoi për këtë vendim që ka bërë një zhurmë të madhe.

"Nike përfundoi partneritetin e saj me Neymar sepse refuzoi të bashkëpunojë në një hetim të mirëbesimit në pretendime të besueshme se ka bërë veprime të ndaluara ndaj një punonjëseje", ishte komunikata e markës së famshme të shpërndarë sot dhe duke specifikuar se një hetim i tillë nuk është përfundimtar.

Kjo ishte dhe arsyeja që në mënyrë surprizë në gushtin e 2020, Nike ndërpreu raportet sponsorizuese me Neymar 8 vjet përpara se të skadonte kontrata dhe asokohe nuk pati një komunik mbi arsyet e këtij vendimi.

Sipas raportimeve nga Wall Street Journal, punonjësja e përfshirë në këtë lidhje në 2016 thuhet se u tha miqve dhe bashkëpunëtorëve se Neymar u përpoq ta detyronte atë për seks oral në një dhomë hoteli në New York, qyteti nga ku ishte gruaja dhe ndodhej atje për të koordinuar një seri eventesh me kampionin Brazilian. Neymar mohon çdo akuzë dhe mësohet se do të mbrohet nga çdo akuzë të pabazë ndërsa zëdhënësi i lojtarit është shprehur se raporti me Nike është ndërprerë për arsye komerciale.