Ju flet Moska- Rihapja e "21 janarit", kërcënim me arrestim për Bashën përveç Berishës
Rihapja e hetimeve për "21 janarin" ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Është njoftuar zyrtarisht nga prokuroria rihapja e hetimeve për vrasjet e 21 janarit 2019. Teknikisht hetimet për një vrasje të pazbuluar nuk mbyllen kurrë. Në media po komentohet kjo masë. Prokuroria flet me anë të disa gazetarëve të përzgjedhur të cilët thonë paraprakisht atë që nuk e thotë dot prokuroria dhe prokuroria thotë paraprakisht atë që nuk e thotë dot qeveria. Po punohet me skenar. Cili është skenari? Marrin mediat urdhër të thonë se hetimi do të përqëndrohet te Sali Berisha.Sali Berisha ka qenë Kryeministër, që ka përgjegjësi patjetër, por aty ku ka përgjegjësi Kryeministri i kohës aty ka përgjegjësi më të drejtëpërdrejtë ministri i Punëve të Brendshme dhe ministër i Punëve të Brendshme ka qenë Lulzim Basha, kryetari i sotëm i opozitës.
Koha kur jepet lajmi për rihapjen e hetimeve nuk mund të mos të të bëjë të mendosh që bëhet fjalë për një lëvizje me qëllime politike. Dikush mund të thotë ishte një kërkesë e Gjykatës së Strasburgut rihapja e hetimeve, në fakt nuk është tamam kështu. Në 2019, para Gjykatës së Strasburgut u arrit një marrëveshje mes përfaqësuesve të viktimave të 21 janarit dhe qeverisë shqiptare. Sipas kësaj marrëveshje qeveria shqiptare u zotua për rihapjen e hetimeve dhe përfaqësuesit e viktimave hoqën dorë nga padia e tyre. Gjykata tha e keni zgjidhur me pajtim. Në fakt ky pajtimi u bë në zyrën e Edi Ramës në Tiranë, militantë të partisë ishin që vajtën dhe u vranë për të rrëzuar Saliun. Saliu duhej rrëzuar por ç'faj kemi ne të tjerët t'u japim taksat atyre që u vranë me njëri-tjerrin? Kryeministri për ca raste të tjera thotë "kokat hënshkin".