Invalidi kërkon ndihmë, 40-vjeçari Arjan Gashi prej 8 vitesh në shtrat pas aksidentit me motor
Prej 15 vitesh vitesh, 40-vjeçari Arjan Gashi dergjet në shtrat i paralizuar pas një aksidenti me motor. Për shkak të vështirësive dhe problemeve ekonomike nëna e tij i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që ta shohë rastin me përparësi, pasi vetë familja nuk i përballon kostot e trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Arjan Gashi prej 15 vitesh dergjet në shtrat pas një aksidenti me motor dhe që atëherë ai jeton me vuajtje.
Për 40-vjeçarin kujdeset nëna e tij.
"Të qarën e kam në shpirt e zemër, më është tharë loti. Nuk kam fuqi me fol."
Thotë se nuk ka mundësi ta çojë djalin për ta vizituar, pasi ndihma e deritanishme ka qenë e pamjaftueshme në kushtet kur familja nuk ka të ardhura.
"16-17 vjet nuk është bërë asgjë për mua."
Nëna e invalidit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që ta shohë rastin me përparësi për ti ndihmuar pasi e vetme ajo nuk mundet.
"Shteti të më ndihmojë që ta dijë që ky person shëndoshet apo jo. Ti bëj një mjekim, është gjynah dhe ky."
Thirrjes për ndihmë i bashkohet dhe 40-vjeçari teksa na shpreh dhe dëshirën e tij që ai një ditë mund të ecë.
"Dua të ngrihem në këmbë."

