Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, Jaupaj: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, kemi emrin e autorit

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit, Reginaldo Kaçorrit, pasditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat, Jaupaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku fillimisht të rinjtë janë zënë fizikisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar njëherë me armë zjarri drejt të riut, i cili ka mbetur i plagosur.

Jaupaj bën me dije se kanë emrin e autorit, teksa shton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

"Kemi pasur një plagosje me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe po bënë ekzaminimet e nevojshme. Sipas informacionit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kanë qenë një konflikti çastit. Të dyja palët kanë qenë në lokal Fillimisht janë zënë fizikisht e më pas ka qenë një person që ka gjuajtur njëherë me armë. Kemi një emër të autorit, por pas dokumentimit e plotë do e bëjmë me dije. Mendoj se për motive të dobëta. Jo s’kanë qenë miq, por në tavolina të veçanta."- tha ai.