Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë,në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë ka mbeturi  plagosur një person në moshën 19-vjeçare.

Mësohet se ka mbetur i plagosur Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, sakaq policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy persona ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Mësohet se Kaçorri është plagosur në bark, ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

"Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.'- njofton policia e Tiranës. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.