Identifikohet autori që plagosi 19-vjeçarin ditën e sotme, 31 vjeçari laçjan i akuzuar për atentate e plagosje (Emri)
Klajdi Kodra, nga Laçi është autori që qëlloi me armë zjarri, 19-vjeçarin nga Rrësheni, Reginaldo Kaçorri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme te Kompleksi Olimpik, në Tiranë, ku pas një konflikti të çastit mes të rinjve, Kodra ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar një herë drejt Kaçorrit, ku dhe e ka lënë të plagosur.
Ky i fundit aktualisht ndodhet te spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po merret me hetimin e ngjarjes.
Po kush është Klajdi Kodra?
Klajdi Kodra, 31 vjeç, nga Laçi, nuk është emër I panjohur për drejtësinë, pasi ky I fundit është përfshirë në disa plagosje ku dhe ka kryer burg.
31-vjeçari Klajdi Kodra është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili u arrestua për atentatin e ndodhur në gusht 2017 tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj.
Po ashtu më 12 gusht të vitit 2016 ai u arrestua nga policia për plagosje, ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit” më 3 gusht të vitit 2016, por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.
Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.
Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç, ku i dyshuar për plagosje ishte dhe Klajdi Kodra, asokohe 20-vjeç.
Ndërkohë, në 8 tetor 2013 atij ju bë një atentat, por arriti të shpëtonte. Ndërsa 3 gusht 2016, 27-vjeçari tentoi që të vriste Flamur Cullhajn, duke e lënë të plagosur së bashku me vëllanë e tij. Motivi ishte për një borxh.

