PS mbledh Asamblenë më 2 qershor te Liqeni Artificial, 10 ditë më vonë mblidhet Kongresi Kombëtar
Para kongresit të PS-së i cili do të mbahet me 12 qershor, duhet se socialistët do të bëjnë një ndalesë tjetër për të mbledhur së bashku.
Mësohet se PS do të mbledhë Asamblenë e Partisë me 2 qershor në orën 18:00 te Liqeni Artificial.
Kështu, data 12 qershor për socialistët nuk do të jetë një ditë vetë për mbledhjen e kongresin kombëtar, por edhe përvjetori 30-të i PS-së.
Ndërkohë, më herët kryeministri Rama është shprehur se shumë shpejt do të ketë një analizë të të gjithë strukturave të Partisë Socialiste.
Madje ua bëri të qartë të gjithë atyre që nuk arritën objektivat se do të largohen, pasi do të ketë dhe një proces të hapjes së partisë.
Rama: Ajo që dua të them është që të jeni gati për të nisur garën për fitoren në vitit 2025 dhe për zgjedhjet vendose. Gati për të kuptuar se ku do dhe si duhet të ndërhymë në makinerinë tonë elektorale, për të ndryshuar qeverisjen dhe partinë Socialiste. Nga njëra anë duhet të nisin një hapje të Partisë Socialiste, por dhe për të organizuar të gjithë struktura. Kush nuk ka arritur objektiva t’ia lë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me urgjencë që do të jetë një operacion ripërtëritës. Në 12 Qershor Partia Socialiste do të mbush 30 vjeç dhe kjo do të jetë data më e duhur për të mbledhur Kongresin e Jashtëzakonshme. Do të zgjidhet dhe Asambleja Kombëtar edhe çdo të hyjnë ata që kanë shkëlqyer më shumë.

