U lirua nga gjyqtarja Hoxha, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

Gjykata e Apelit e Tiranës rikthen në qeli, Genc Tafilin.

Ky i fundit fitoi lirinë me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha e cila ndodhet në qeli pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion

Tafili u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25.

Ndërkohë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, së bashku me një avokat dhe 8 persona të tjerë për akuzën e korrupsionit.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e njohur për lirimin para kohe me kusht të shumë emrave të njohur të botës së krimit u arrestua në sallën e gjyqit në momentin që do të merrte një tjetër vendim për lirimin nga qelia të një të dënuari me 25 vite burg.

Mësohet se Hoxha do të lironte Sajmir Petani i ekstraduar nga Italia për vrasjen e Romeo Beqirit disa vite më parë. Për këtë të dënuar gjyqtarja kishte marrë vendime për ulje dënimi edhe më parë.