Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet 22-vjeçari në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 16:18
Një 22-vjeçar me inicialet E.I., është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërkohë policia, bën me dije se të dhunuarës, i është plotësuar kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. I., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.'- njofton policia.