Cerga: Shkarkimi i Metës për të zhdukur LSI-në, Basha ka avantazh në garën për PD-në

I ftuar në RTV Ora, sociologu Denis Cerga u shpreh se thirrjet e presidentit në konferenca për shtyp nuk janë diçka më e rëndë se sa mos dekreti i një ministri të Jashtëm, por për këtë gjë Gjykata Kushtetuese u shpreh qartë.

Sipas tij përpjekjet për shkarkimin e Metës është një përpjekje për të zhdukur LSI-në si parti nga skena politike shqiptare.

Cerga: Thirrjet e presidentit në konferenca për shtyp nuk janë diçka më e rëndë se sa mos dekreti i një ministri të Jashtëm, por për këtë gjë Gjykata Kushtetuese u shpreh qartë, kështu që deklaratat e presidentit nuk krahasohen fare në këtë aspekt. Unë mendoj se kjo është një përpjekje për të zhdukur LSI-në si parti nga skena politike shqiptare. Edhe rrudhja e LSI-së në zgjedhje. Për mënyrën se si reagoi Meta në fushatë mund t'i ketë prishur punë partisë së vet.  

Cerga shtoi se në PD ka një garë, por tha se Basha ka një avantazh të madh si kryetar aktual dhe se kandidatët e kanë të vështirë të shprehen për Berishën non grata.

Cerga: Unë mendoj se në PD ka një garë, se ne jemi mësuar me gara fiktive, por mendoj se Basha ka një avantazh të madh. Edhe afrimi i datës së zgjedhjeve është një avantazh shumë i madh. Për mua duhet të jetë një garë platformash. Basha e ka mbështetur platformën e tij te zgjedhjet e blera, ndërsa Shehaj e ka pranuar rezultati është i pandryshuar dhe nuk ka rëndësi nëse t'i kanë blerë zgjedhjet apo jo. Ndërkohë, çështja e Berishës në PD është patatja e përvëluar dhe kandidatët pyetën kudo ku shkojnë për një gjë të tillë, sepse mund të humbasin mbështetjen që ka doktori.