Dy vjet Fontex, ndaloi 90% të emigrantëve që tentuan të hyjnë ilegalisht në Shqipëri
90% e emigrantëve që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Shqipëri janë ndaluar dhe kapur nga forcat e Frontex.
Në dy vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Agjencisë së Rojes Bregdetare dhe kufirit Evropian Frontex, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, e cilësoi këtë bashkëpunim model dhe të suksesshëm.
Soreca: Marrëveshja me Frontex dëshmon se BE dhe Shqipëria kanë të ardhme të përbashkët dhe duhet të bashkojnë forcat për të përballur sfidat e përbashkëta si krimi i organizuar dhe emigrimi i paligjshëm. Suksesi i kësaj marrëveshje është edhe suksesi i asaj që ne quajmë skuadra Evropiane. Ky sukses nuk mund të ndodhte pa bashkëpunimin e ngushtë mes forcave të Frontex dhe kolegëve të tyre shqiptarë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, tha se të tilla marrëveshje dëshmojnë vullnetin e qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Shqipëria ishte shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi dy vite më parë marrëveshjen me Frontex, ndërsa në muajt e ardhshëm Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian do të nisw bashkëpunimin me Serbinë.


