Kapet gomonia me 577 kg kanabis në Karaburun, priste për t'u nisur drejt Italisë

Zbulohet në brigjet e Karaburunit një tjetër gomone droge me destinacion Italinë. Guardia di financa dhe policia shqiptare arritën të kapnin vetëm mjetin me  577 kilogram kanabis e cila ishte gati për të nisur lundrimin,  ndërsa trafikantet u larguan duke humbur çdo gjurmë

Gomonet e drogës nuk e kanë ndërprerë  lundrimin në korridoret e vjetra drejt Italisë.

Mbrëmjen e së dielës, 23 maj është kapur në gjirin e Arushës në  Karaburun të Vlorës një tjetër mjet me 577 kilogram kanabis. Vetëm ngarkesa ndërsa  trafikantët u zhdukën. Gomonia është 9 metra e gjatë me 2 x 350 kf motora

Ajo është pikasur në brigjet e Vlorës e mendohet se poseduesit e drogës po e bënin gati dhe me të rënë nata do niseshin drejt shtetit fqinj. Ata e kanë braktisur mjetin e janë larguar pasi mund të kenë vënë rë operacionin policor por nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur informatorë të posaçëm, pasi në të shumtën e rasteve gomonet me drogë në brigjet e jugut janë kapur pa trafikantët.

Policia e Vlorës dhe roja bregdetare kanë marrë informacione në rrugë operative për një zhvillim të  transportit të tillë. Në operacion e përfshirë dhe Guardia Di Financa.

Mësohet se se autoritete italiane kanë shkëmbyer informacione me palën shqiptare për transportin e hashashit, por operacioni ka dështuar, pasi trafikantët nuk kanë lënë asnjë gjurmë veç ngarkesës së drogës.