Zgjedhjet/ Shano: Shqiptarët e dinë se çfarë kanë hedhur në kuti, Rama bëri çdo gjë për të ruajtur pushtetin
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Shino u shpreh se qytetarët e dinë se çfarë kanë hedhur në kuti dhe sipas tij, të gjitha ngjarjet politike që po ndodhin aktualisht janë të rëndësishme për të ardhmen dhe jo për të tashmen.
“Unë mund të them që njerëzit që ankohen për 25 prillin janë njerëz kryesisht të prekur në krenarinë e tyre. Nuk shoh mes shqiptarëve atë tension që shoh në studiot televizive apo foltoret e partive. Pra shqiptarët e dinë se çfarë kanë hedhur në kuti. Të gjithë numëruesit që mbajnë peshën e tensionit, kanë firmosur të gjithë procesverbalet.
Në çdo zgjedhje ka kontestime, dhe janë pikërisht këto testime dhe administrimi i këtyre kontestimeve çon te përmirësimi i zgjedhjeve. E gjithë kjo që ndodh është e rëndësishme për të ardhmen por jo për tashmen.”
Shano ka bërë kritika edhe për forcën e tij politike, duke thënë se një parti që pretendon të vijë në pushtet, duhet të lexojë sistemit dh eta shfrytëzojë atë maksimalisht.
Ai shton se përballë një partie politike të korruptuar, PD ka marrë më pak vota se në 2013.
“Duke e ditur se kë ke përballë, që është Edi Rama, i cili ka demostruar se nuk ndalet para asgjëje për të ruajtur pushtetin, lodrat e tij politike, ishin atje në sy të gjithëve. I takonte forcës politike time që t’i lexonte dhe të kundërvepronte ndaj tyre me shpejtësi dhe me saktësi. Një parti që pretendon të vijë në pushtet duhet të jetë e zonja ta lexojë sistemit dhe ta shfrytëzojë maksimalisht çdo hapësirë që ky sistem ofron.
Nëse gjen atë rrugën për te zemra e qytetarit, nuk ka mundësi asnjë vjedhës i votës, që ta ç’bëj atë që qytetari bën. Mesa duket nuk ka qenë i mjaftueshëm numri i zemrave që na u dhuruan ne në atë shpresën që PD të vijë në pushtet dhe të bëj atë që shpresojnë. Sipas shifrave PD ka marrë më pak vota në 2021 përpara një qeverie të korruptuar sesa në vitin 2013. “

