Kosova heq orën policore, do të lejohen dasmat në fillim të sezoni veror

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.

Sipas Asosacionit të Komunave, në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen dasmat në fillim të sezonit të verës kur do të vijnë edhe emigrantët.

Te njoftimi  thuhet se brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore si edhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me dasmat.

"Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal" thuhet në njoftim.

Kjo u mirëprit nga kryetarët e komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal.