Problemi me qentë e rrugës, kafshojnë edhe djalin e politikanes kosovare
Politikania kosovare, Mimoza Kusari ka ndarë me ndjekësit në Facebook, ekpseriesncën e e keqe që kaloi i biri saj 9 vjeçar nga sulmi i një qeni endacak.
Për fat të mirë Edoni (djali i politikanes) është shumë mirë dhe gëzon shëndet, pasi mori trajtim nga stafi mjekësor.
Duke marrë shkas nga rasti personal, politikania ngre shetqësimin e qenëve endacakë, të cilët përbëjnë rrezikë për qytetarët të të gjithë moshave.
Duke uruar që djali i saj të jetë rasti i fundit ajo shkruan:
"Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata.Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.
Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre. "

Një ditë më pas Mimoza bëri një postim të dytë, duke njoftuar ndjekësit se Edoni është shumë mirë dhe duke falendërua të gjithë për urimet dhe mesazhet.
"Të dashur miq,
Edoni dhe ne familja ju falenderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja.
Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë.
Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët", ka shkruar sot politikania në Facebook.
