Britanikja e vaksinuar me AstraZeneca në Qipro pëson trombozë, humb jetën pas disa ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 10:49
Një 39 vjeçare britanike, e cila u vaksinua në Greqi ka humbur jetën pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në fillim të muajit maj.
Mediet greke bëjnë me dije se britanikja ka pësuar trombozë dhe si pasojë ka humbur jetën.
39-vjeçarja u vaksinua në fillim të majit në Qipro me vaksinën e AstraZeneca dhe disa ditë më vonë ajo pësoi mpiksje të gjakut.
Fillimisht ajo u shtrua në spital në Paphos, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Nikosisë.
Zëvendës Drejtori i Shërbimeve Farmaceutike të Qipros tha se hetimi i rastit tani do të kryhet nga Agjencia Evropiane e Barnave, e cila do t'i përgjigjet pyetjeve përkatëse nëse vdekja ka lidhje me vaksinën apo jo.
