Gërvalla takohet me Bjørnstad, diskutohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 22:50
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj pritën sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, me të cilin biseduan mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe zhvillimet politike aktuale në vend.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar Bjørnstad për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe ka vlerësuar ndihmën konkrete norvegjeze për menaxhimin e pandemisë COVID-19, raporton KosovaPress.
Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të shtëna me armë zjarri në Prizren
25 Maj, 22:33
Nga ana tjetër, pala norvegjeze ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Norvegjisë karshi agjendës evropiane të Kosovës.


