‘Më vodhi gjerdanin”/ Italiani tenton të vrasë ish-gruan shqiptare në sy të fëmijës, ja veprimi që bëri i mituri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, ka tentuar të vrasë me gërshërë ish-bashkëshorten e tij, 34 vjeçaren shqiptare. Mësohet se 49-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gjithçka nisi një me një telefonatë në Polici, ku u raportua se në rrugë kishin pikasur një grua me prerje në trup.

Mësohet se efektivët kanë arritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kishin transportuar me urgjencë gruan në spital, ndërkohë që arrestuan ish-bashkëshortin e saj i cili ishte izoluar në shtëpi.

Pas prangosjes, ai pranoi se e kishte qëlluar ai ish-gruan, duke shpjeguar edhe arsyen.

Sipas tij, ajo i kishte marrë një gjerdan floriri që për të kishte vlerë të madhe emocionale. Por mësohet se në momentin kur burri kishte tentuar që ta vriste ish-bashkëshorten, i pranishëm ishte edhe  djali i vogël i çiftit, i cili pasi u përpoq të mbronte nënën e tij, vrapoi në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Gruaja shqiptare ndodhet në spital me plagë të shumta në shpatullën e majtë, në parakrah dhe kofshën e djathtë, ndërsa i mituri përkohësisht i është besuar gjyshërve.