Punëtorët sezonalë: Greqia u detyrua të lidh kontratë me Shqipërinë

Lajmi se Greqia hapi kufijtë për punëtorët sezonalë gëzoi shumë shqiptarë, të cilët prisnin për muaj të tërë dritën jeshile nga Greqi, për hapjen e kufirit.
Etmond Guri, përfaqësues i të drejtave të emigrantëve në Greqi thotë për emisionin Ditë e Re se Greqia u detyrua, të bëjë kontratë me Shqipërinë, sepse e kishte të pamundur të gjente krahë të lirë punëtorë, për t'i bërë punët bujqësore.

"Greqia u detyrua të lidh një kontratë me shtetin shqiptar, pasi e kishte të pamundur të gjente krahë të lirë pune dhe shumë më tepër të kualifikuar. Shqiptarët janë vërtetë punëtorë dhe e kanë treguar të paktën 2 dekadat e fundit në Greqi."

Ai shton se Greqia është vendi i vetëm që nuk pranon të bëjë në mënyrë ligjore kontrata të rregullta me punëtorët. Ai thekson se ky ligj ka vite që është miratuar, por është aktivizuar vetëm dy vitet e fundit.

"Greqia është i vetmi vend të paktën në dijen time, si në Evropën lindore dhe perëndimore që nuk pranon ligjërimin e punëtorëve me kontrata të rregullta, për veç se këto dy vitet e fundit që është hapur për punëtorët e bujqësisë. Ky ka qenë ligj i miratuar vite më parë, por i pa aktivizuar", shprehte Guri.
Ai gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që duan të shkojnë për punë në Greqi të konsultohen me institucione dhe persona të autorizuar, siç është Konsullata Greke, për të mor rënë pre e mashtrimeve.