Kosova i jep leje zyrtarit të lartë të Serb që të hyjë në vend

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, i ka dhënë leje Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që të qëndrojë në Kosovë.

Mediat kosovare, raportojnë se lajmin e ka bërë të ditur MPJD, teksa njofton se Petkoviq aktualisht po qëndron në Komunën e Leposaviqit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së

Petkoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, përkatësisht më 24 dhe 25 maj.