“Kupola e hekurt” gabon, sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit godet gabimisht një dron të ushtrisë izraelite

Sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit i njohur si “kupola e hekurt”, ka rrëzuar aksidentalisht një dron të ushtrisë izraelite gjatë luftimeve të fundit me Hamasin në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarë të ushtrisë izraelite.

"Sistemi i Kupolës së Hekurt goditi gabimisht një dron të ushtrisë gjatë Operacionit "Gardiani i Mureve," thuhej në deklaratën e një ushtaraku.

Kupola e Hekurt është sistemi i mbrojtjes izraelite që vepron në jug për të kapur raketa me rreze të shkurtër të hedhura nga grupet palestineze të rezistencës nga Rripi i Gazës.

Të paktën 253 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, u vranë dhe më shumë se 1,900 të tjerë u plagosën në 11 ditë sulme masive izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Dhuna shpërtheu në sfondin e tensionit mbi një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Jeruzalemin Lindor  dhe sulmet e policisë ndaj adhuruesve brenda xhamisë Al-Aqsa.

“Kupola e hekurt” gabon, sistemi mbrojtës kundërajror i