Ishte grua dhe u shndërrua në burrë, aktori i njohur publikon foton pas heqjes së gjoksit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 18:53
Aktori Elliot Page publikoi një foto të tij me pantallona të shkurtra pas një operacioni për heqjen e gjokseve.
Aktori Elliot Page, i lindur femër vendosi që të ndryshonte gjinitë e tij, duke bërë me dije se ndihej mashkull.
Postimi në Instagram nga aktori e tregoi atë të buzëqeshur ndërsa pozonte në një pishinë me pantallona të shkurtra noti krahas fjalëve #transjoy dhe #transisbeautiful.
Duke folur me Oprah Winfrey muajin e kaluar ai tha se "ndihej rehat" në trupin e tij "për ndoshta për herë të parë" pas operacionit.
Postimi i tij në Instagram tashmë ka marrë mbi dy milion pëlqime dhe një valë komentesh nga njerëz të famshëm që mbështesin paraqitjen e tij të re.


