“Europa në aksion”, Presidenti i KE nxjerr hartën, asnjë avion nuk fluturon mbi Bjellorusi

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel, ditën e sotme ka publikuar hartën që tregon se asnjë avion nuk fluturon me Bjellorusi. Kjo vjen pasi BE miratoi sanksionet ndaj vendit për arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich.

BE vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë duke mos e lejuar të përdorë hapësirën ajrore të vendeve anëtare si dhe të mos ulë asnjë avion në aeroportet europiane.

Masa ka hyrë menjëherë në zbatim, hapësira ajrore mbi Bjellorusinë është e pastër.

Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të linjës Greqi-Lituani të ulet me detyrim në Minsk me justifikimin se autoritetet bjelloruse kishin marrë një alarm për bombë. Avioni u ulë me qëllim që të arrestohej gazetari Roman Protasevich.

Gazetari Roman Protasevich vijon të qëndrojë në paraburgim pas arrestimi, ndërkohë BE dhe SHBA i kërkojnë Bjellorusisë ta lirojnë atë.