Dyshohet se u helmuan me gaz në fabrikën ku punonin, humbin jetën 7 persona
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është shtruar në spital për shkak të dyshimit nga helmimi me gaz në një fabrikë ushqimi Kinë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës , 25 maj në Provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
"Rezultatet klinike të të vdekurve tregojnë se ata mund të kenë vdekur nga helmimi me hidrogjen sulfur," tha një mjek që trajtoi pacientët, sipas CCTV.
Fabrika e ushqimit është e specializuar në përpunimin e sythave të bambusë.
Sipas njoftimit nga policia shkaqet e incidentit nuk dihen ende dhe janë duke u hetuar.
Një anëtar i stafit të qeverisë së qytetit Shuanghe ku ndodhet fabrika e ushqimit i tha Global Times të martën: "Fabrika e ushqimit aktualisht është e bllokuar. Policia, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit janë të gjithë në vendngjarje. Nuk është ende e qartë për sa kohë do të zgjasë bllokimi ."
Një dëshmitar i ngjarjes tha se disa persona u rrëzuan ndërsa shkuan në fabrikë për të ndihmuar, siç citohet nga Hongxing News.
