Pamje tronditëse! Deti kthen trupat e fëmijëve që ndodheshin në anijen emigrantëve

Pamje tronditëse! Deti kthen trupat e fëmijëve që

Pamje tronditëse vijnë nga Libia. Sipas mediave të huaja trupa të pajetë fëmijësh janë nxjerrë në breg pas fundosjes së një varke me emigrantë.

Siç shihet fëmijët e pajetë janë nxjerrë në breg të detit të Libisë në Zuwara, pas mbytjes së anijes me emigrantë e cila mbante në bordin e saj të paktën 90 persona, 50 prej të cilëve në kërkim.

Me publikimin e pamjeve tragjike në mediat sociale, me mijëra komentues shkruajnë se ngjarja u kujton Aylan-in e vogël.

Ndërkohë në lidhje me fotot të cilat kanë përlotur botën ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara , ku nëpërmjet një deklarate bëri të ditur se nuk dihet ende se kur janë larguar viktimat nga Libia dhe se çfarë u ndodhi varkave me të cilat po lundronin.

Rreth 630 emigrantë kanë ndërruar jetë në përpjekje për të arritur në Evropë përmes Mesdheut vetëm këtë vit sipas agjencisë së OKB për emigracionin.