Bënte video ndërsa ecte me 260 km/h,.... pak minuta më pas përplaset

Një grua australiane ka ndarë pamjet e burrit të saj që ngiste motorin më shpejtësi më shumë se 260km/h para se të pësonte një aksident i cili i ka dëmtuar trurin për gjithë jetën.

Në video shihet burri i cili përplase më një kamion në autostradën e Australisë Jugore ndërsa ishte duke ecur me 270 km/h.

Si pasojë e përplasjes ai ishte në koma për 2 muaj dhe pasi u zgjua ka nevojë për kujdes rë plotë për shkak të ndikimi të përplasjes në aftësinë  e tij për të komunikuar.

 Gruaja e ka marrë vendimin për të lejuar policinë të publikojë videon për të treguar rreziqet e ecjes me shpejtësi përtej normave të lejuara.

'Vendimi i tij për të ikur  me shpejtësi ekstreme nuk ndikoi vetëm tek ai. Kjo ndikoi në jetën personave që ishin të pranishëm në vendin e aksidentit dhe  e mbajtën gjallë në rrugë dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e familjes së tij, 'lexon mbishkrimin e videos, raporton Daily Mail.