E rëndë! Pëson hemorragji në tru pas vaksinimit me AstraZeneca, humb jetën modelja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, ku një modele 39-vjeçarja, nga Britania, ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pasi është vaksinuar me AstraZeneca.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ka humbur jetën modelja britanike, Stephanie Dubois, vetëm  disa ditë pas vaksinimit .

Mediat raportojnë se pas vaksinimit ajo kishte bërë më dije  në rrjetet sociale, se ndihej shumë keq, ndërkohë  gjendja e saj shëndetësore kishte ardhur duke u përkeqësuar.

Ajo ishte shtruar në spital për shkak të mpiksjeve të gjakut, ku më pas kishte pësuar dhe hemorragjinë fatale.

Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera te gratë e moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit.