OBSH: SHBA bën thirrje për kërkime të reja 'transparente' mbi origjinën e koronavirusit
Shtetet e Bashkuara thirrën sot ekspertët ndërkombëtarë për të vlerësuar se nga ka ardhur Covid-19, si dhe të hulumtojnë "ditët e para të shpërthimit" të epidemisë,në një fazë të dytë të hulumtimit për origjinën e koronavirusit të ri.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane po shqyrtojnë raportet që studiuesit në një laborator kinez të virologjisë ishin të sëmurë rëndë në 2019, një muaj para se të raportoheshin rastet e para të koronavirusit të ri, sipas burimeve të qeverisë amerikane që paralajmëruan të hënën se ende nuk ekistojnë fakte se virusi doli nga laboratori.
"Faza dytë e studimit mbi origjinën e Covid-19 duhet të fillojë me terma referues , të bazuara në shkencë dhe do t'u japin ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të pasur akses të plotë në burimin e virusit në ditët e para të shpërthimi, tha Sekretari i Shëndetësisë i SH.B.A. Javier Besera në një mesazh me video të dorëzuar në takimin vjetor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë.
Besera nuk përmendi drejtpërdrejt Kinën, në qytetin Wuhan, ku rastet e para të njohura të koronavirusit të ri u shfaqën në dhjetor 2019.
Origjina e koronavirusit të ri është mjaft e diskutueshme. Në raportin (https://www.who.int/health-topics/coronavirus/origins-of-the-virus), botuar në mars, raportohet se koronavirusi i ri u transmetua tek njerëzit ndoshta nga lakuriqët e natës përmes një kafshe tjetër dhe se "futja e tij në laborator përmes një incidenti konsiderohet si një rrugë jashtëzakonisht e pamundur".
I pyetur në lidhje me misionin e ardhshëm, zëdhënësi i OBSH-së Tarek Jasarevic i tha Reuters të hënën se agjencia po shqyrtonte rekomandimet e raportit në nivelin teknik.
"Ekipet teknike do të përgatisin një propozim për studimet e ardhshme që do të duhet të kryhen dhe t'ia paraqesin atë drejtorit të përgjithshëm për të bërë vlerësimin e tij," tha Jasareviç, duke iu referuar drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së OBSH Adanom Gebregesos.


