E frikshme/ Çahet rruga në mes të kryeqytetit dhe 'përpin' dy makina

Një ngjarje e pazakontë  është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, 25 maj, në rrugën Zenodossio në Romë.

Dy makina "u përpinë" nga toka teksa asfalti u ça. Siç mund ta shikoni në foto, bëhet fjalë për një makinë "Mercedes SUV" dhe një "Smart".

Sipas hetimeve të zjarrfiksve gropa e hapur është e thellë 6 metra dhe 12 metra e gjatë.

Mediat italiane shkurajnë se ky fenomen është krijuar për shkak të dëmtimit të tubacioneve të ujrave që ndodhen në tokë.

E frikshme/ Çahet rruga në mes të kryeqytetit dhe

Po sipas tyre në Romë ka shumë rrugë që po shemben në këtë mënyrë. Rasti i fundit para këtij sot u regjistruar me 19 maj.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Qytetarët e zonës kanë denoncuar problemin dhe kërkojnë zgjidhje.

E frikshme/ Çahet rruga në mes të kryeqytetit dhe