Ndodh edhe kjo! Kuzhinieri pjek picën te ‘lumi’ i llavës, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 17:16
Kuzhinieri David Garcia, ka realizuar një gatim unik, ku dhe ka mahnitur botën.
Në një video që është publikuar nga mediat e huaja, ai ka pjekur picë në lumin e llavës që doli nga vullkani Pacaya në Guatemala.
Në video shihet teksa përgatit brumin, hap picën, hedh përbërësit dhe e vendos tepsinë në llavën e nxehtë.
Shihet se pica është pjekur pas disa minutash, dhe e ka ndarë më miqtë.
Mediat raportojnë se vullkani Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala.
Ai ka qenë pasiv për gati 70 vite. Ajo u bë sërish aktive në muajin shkurt të këtij viti, ku ndodhi dhe një shpërthim i madh, fatmirësisht, pa pasoja.

