“Halili dhe Hajria", përurohet partitura e baletit të parë shqiptar
Në 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar Tish Daija është përuruar partitura e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”. Akademikët e pranishëm në aktivitet u shprehën se vepra të tilla duhen ruajtur gjithë kohës, pasi mbartin në vetëvete thelbin e të bukurës së artit.
Halili dhe Hajria është e para vepër në skenën e baletit shqiptar. Në 95-vjetorin e kompozitorit të shquar shqiptar Tish Daija, u përurua partitura e baletit të parë shqiptar.
Vasil Tole: Muzika përveçse shijohet përmes dëgjimit, studiohet dhe analizohet duke konsultuar partiturën muzikohet aty ku kompozitori lë gjurmët e artit të tij.
Mjeshtri i baletit, Albert Janku, tha se vepra të tilla duhen ruajtur gjithe kohës, pasi mbartin në vetëvete thelbin e të bukurës së artit.
Albert Janku: Ai punonte në një mënyrë të tillë që unë mahnitesha. Nga një motiv popullor dilnin shumë derivate, kaq lëvizje të ndryshme, të mëdha dhe të gjera saqë thoja ku i erdhi këtij. Është imazhi, është talenti i njerëzve si Panajoti dhe Tishi që morën guximin dhe bënë baletin e parë shqiptar.
Dekani i Fakultetit të Muzikës, Isak Shehu, tregon se veprat e Tish Dajisë ndikojnë në edukimin e artistëve të rinj.
Isak Shehu:Tish Daija ka dhënë një kontribut shumë të madh në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentale, vokale, sinfonike shqiptare në të gjitha gjinitë.
“Halili dhe Hajria” pasqyron trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq në shekullin XVIII.
Irlanda bie pre e një sulmi kibernetik
14 Maj, 17:27


