Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/ Podgorica: Angazhim nga ndërkombëtarët për të vijuar armëpushim

Analisti Gëzim Podgorica, ka komentuar konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit, si dhe armëpushimin mes dy vendeve.

I ftuar në edicionin e  lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se janë angazhuar ndërkombëtarët që armëpushimi mes vendeve të vijoj. Ai thotë se Sekretari Amerikani Shtetit, ditën e nesërme, do të bëjë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë,  në lidhje me armëpushimin.

"Ka një angazhim të gjithë faktorëve ndërkombëtar, sepse pas nismës së Ministrisë së Jashtme të Egjiptit për ta ndërmjetësuar armëpushimin, kemi një përfshirje të aktorëve më të rëndësishëm, është sekretari amerikan I shtetit që do të ketë takime me zyrtarë të lartë.

E gjithë kjo është në kuadër të asaj që ky armëpushim të vijojë, dhe të vijojë në aksionet humanitare në Gaza, dhe pas kësaj të shikohet jo thjesht për armëpushim të një kohe të gjatë port ë shikohet se çfarë është e mundur për t’u zgjidhur në këtë konflikt shumëvjeçar. Aty nuk kemi një konflikt të fjetur por një konflikt që është gjallëruar në përmasa ekstreme."

Më tej ai thotë se konflikti nuk zgjati shumë pasi sipas tij nuk ishte me përmasa të mëdha.

"Konflikti ishte i rëndë, dhe një konflikt I tillë nuk mund të mbyllet kaq shpejt. Duhet të jemi të pajtuar me faktin se konflikti nuk zgjati shumë, sepse përmasat e konfliktit ishin shumë të rënda. Por edhe faktori kombëtar nuk mund  të ndërhyjë menjëherë.

Ndoshta në Këshillin e sigurimit duhet të bëheshin hapa më të shpejt, duhet të gjendej një dakordësi që të binin dakord të gjithë anëtarët e sigurimit, me qëllim që thirrjet drejtuar Izraelit dhe Palestinezëve të çonin sa më shpejt në uljen e konfliktit. Një problem për faktorin ndërkombëtar është se do zgjidhjet që ky armëpushim të jetë afatgjatë."