Elezi: PD të paraqesë shpresë, jo Basha të bëhet si Rama, nuk  e dua mendimin e lirë në parti

I ftuar në RTV Ora, ish-kreu i PD-së i Kukësit, Ibsen Elezi u shpreh se kush flet dhe ka mendim të lirë në PD, ndëshkohet pasi shihet si një rrezik.

Elezi tha se ajo që ngre ai si problematikë është që PD-ja të jetë shpresë, jo të paraqesë të njëjtat tipare, si i cili Rama akuzohet për deformim vote, por më pas edhe Basha e deformon brenda partisë.

Elezi: Unë kam ngritur probleme për demokracinë e brendshme të partisë dhe për rrjedhojë edhe për drejtimin e vendit. Kush flet dhe ka mendim të lirë, ndëshkohet pasi shihet si një rrezik. Në këto 30 vite demokraci fakti që nuk e kemi fituar këtë gjë, është fatkeqësi e madhe. Statusi i PD-së është shumë demokratik dhe parashikon qartë ku mbështetet demokracia e brendshme. Të gjithë kanë të drejtë të zgjidhen brenda kritereve.

Basha na tha se jemi fitues dhe se kemi pasur një rritje prej 165 mijë votash. Basha tha se beteja e fillon tani, por kjo përcaktohet nga analiza e demokratëve. Ai e bëri si fakt të kryer, por nuk vendos ai. Në vendet e tjera nuk do të diskutohej fare një gjë e tillë me një lider humbet 2 herë. Unë e di që Rama ka ndërtua rnjë sistem politik-mafioz që kontrollon gjithçka. Ne po e shohim se si ekonomia është në regres dhe të vritet konkurrenca. Ajo që unë ngre si problematikë është se të jemi ne shpresë, jo të paraqesim të njëjtat tipare. Rama akuzohet për deformim vote, Basha e deformon brenda partisë.

Elezi shtoi se Basha doli nga Parlamenti, një vendim ekstrem dhe  e vetmja zgjidhje ishte rrëzimi i Ramës, por kur tregoi se nuk mund ta rrëzonte dot, duhet të dorëhiqej.

Elezi: Basha doli nga Parlamenti, një vendim ekstrem dhe  e vetmja zgjidhje ishte rrëzimi i Ramës. Por kur tha se nuk mund ta rrëzonte, ai në këtë moment duhet të ikje sepse nuk mund të vazhdojë mua. Unë e kam ngritur zërin gjithmonë për problemet në PD, vetëm të merrja megafonin të ecja rrugëve. Unë kam qenë ndër personat që i kam treguar Ramës se ka edhe tërheqje, në protestën e Rrugës së Kombit. Por drejtuesit e PD-së nuk e pranojnë mendimin ndryshe, aq sa nuk më kanë lejuar të lejuar që të kandidoj. Nuk është një problem personal, por ka të bëjë me procesin e rregull demokratik.