KLP cakton Anita Jellën drejtues e prokurorisë Durrës, Genti Xholi në Prokurorinë e Apelit

Pas Tiranës dhe Elbasanit, KLP vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Ata janë me mandat 3 (tre ) vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër)  Drejtues prokurorie;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Elisabeta Imeraj
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; Genti Xholi
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan Kreshnik Ajazi
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës Anita Jella