Katër shqiptarët pjesë e kartelit të drogës me kolumbianët, Zbardhen emrat dhe skema si vepronin në Siçili
Antimafia italiane ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Së bashku me ta janë ndaluar dhe 9 shtetas kolumbianë.
Autoritetet e Antimafias Siciliane e Guardia di Finanza kanë zbuluar dhe skemën si vepronte.
Ky organizim kriminal ishte i ndërtuar nga dy grupe kryesore trafikantësh; grupi i kolumbianëve dhe ai i trafikantëve shqiptarë.

Grupi i trafikantëve kolumbianë drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar “Cheo” Rodriguez Hurtado e nga anëtarët Hillaris “Hillary” Caceres Palacios e Robert Andres “Solìto” Rodriguez Mina e menaxhonin kryesisht trafikun e kokainës.
Grupi i dytë i trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Viktor Dalipaj, Petraq “Pietro” Troka, e Adriano Spina, dhe ishte i organizuar në dy nëngrupe
Nëngrupi i drejtuar nga Julian “Juli” Hoxhaj e Indrit “Endri” Karafili, të cilët trafikonin për interes të këtij organizimi kriminal, sasi droge nga Shqipëria drejt Sicilisë.

Ndërsa nëngrupi i dytë i grupit të trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri e Gioeli Musumeci e që furnizoheshin me drogë nga grupi i shqiptarëve drejtuar nga Hoxhaj e Karafili.
Gjatë operacionit të koduar "Cocorito" u ndërmorën gjashtë operacione sekuestrimi droge me 365 kg marijuanë e hashash për llogari të këtij organizimi kriminal.
