Në 3 muaj 400 vjedhje në Tiranë, të miturit po kthehen në shqetësim serioz për policinë
Në 3 muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar rreth 400 vjedhje.
Të dhënat statistikorë të marra nga policia e shtetit tregojnë së në të shumtën e këtyre vjedhjeve pjesëmarrës janë persona nën moshën 18 vjeç.
Këto janë pamjet e një tentative për grabitjen e filialit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë mëngjesin e së shtunës në zonën e Laprakës.
Policia ka identifikuar autorët të cilat kanë rezultuar të mitur.
Sipas bluve të kryeqytetit këto persona ishin pjesëmarrës edhe në disa grabitje të tjera në Tiranë.
Një video të siguruar nga RTV Ora shikohet se si një i mitur tenton të kryej një vjedhje në Tiranë në një supermarket.
I riu me një kapuç në kokë dhe një maskë anticovid futet në një nga dritaret e këtij biznesi pornë një moment aktivizohet sistemi i alarmit dhe i mituri nxiton të dalë jashtë saj.
Për gjatë viti 2020 në Tiranë kanë ndodhur 1344 vjedhje, 81 më pak se në vitin 2019.
Për sa i përket zbulueshmërisë në 2020, 884 vjedhjeve janë zbuluar ndryshme nga 2019 që janë zbuluar 788 prej tyre.
Blutë e Tiranës kanë evidentuar disa nga zonat në të cilën bizneset por edhe shtëpitë e banimit bien pre e grabitjeve.
Farmacitë, dyqanet e argjendarive apo aksesoreve të cilët ndodhen në zonën e Myslym Shyrit, Rruga e Kavajës por edhe 21 Dhjetorit janë më të preferuarat për grabitje.
E ndërsa në zona e ish-stacioni i Trenit, Medresesë apo 5 Maj janë regjistruar shumë vjedhje banesash.
