Zbulohet dokumenti, edhe Spartak Braho del me dy emra, Tufa: Shkëlqimi dhe pshurrja e Shokut Zylo
Studiuesi Agron Tufa, me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar një dokument ku tregon se anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho ka ndërruar emrin e fëmijërisë.
Sipas Tufës, Spartak Braho është quajtur Zylyftar nga prindërit, por në moshën 17-vjeçare e ka ndërruar pasi nuk mund të futej në parti me këtë emër.
"Shkëlqimi dhe pshurrja e Shokut Zylo-Spartak Braho
I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik? Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin.
Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen?
Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar - Spartak - zbriti ndë qytet.
Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni.."
