Nga Tirana në Vlorë, Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime në 7 prokurori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 13:25
Në vijim të kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani në lidhje me kryerjen e inspektimeve tematike, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 - Mars 2021.
Kërkesa ka ardhur në vijimësi të problemeve të konstatuara gjatë vitit të kaluar në këtë drejtim, si dhe në kuadër të kujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë.
| Nga Tirana në Vlorë, Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime në 7 p |
