Ambasadorja Yuri Kim viziton Kukësin për herë të parë, Gjici e nxjerr në ballkon të shohë sheshin, i flet dhe për aeroportin

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, vizitoi sot qytetin e Kukësit për herë të parë, dhe u prit nga kryetari i bashkisë Safet Gjici.

Ndërsa i tregoi atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit dhe tregoi për impaktin që do të ketë aeroporti në këtë bashki, Gjici e shoqëroi ambasadoren në ballkon.

“Dolëm në ballkon për të parë sheshin ku u pritën 1 milionë shqiptarë nga Kosova në pranverën e 1999” tha Safet Gjici.

Ai u shpreh i bindur se ambasadorja ka pëlqyer shumë qytetin e Kukësit ndërsa kishin folur dhe për projekte bashkëpunimi.

“Ambasdorja është e lirë të shkojë në të gjithë vendet e duhura, projektet ia prezantuam” u shpreh Gjici ndërsa njoftoi se ambasadorja do të bënte dhe një vizitë tek muzeu.