U skualifikua nga gara për kryetar, grupi për PD kërkon rikthimin e Ibsen Elezit
Ibsen Elezi u skualifikua nga gara për kryetar të PD.
Grupi për PD-në kërkon rikthimin e tij në garë, duke e cilësuar skualifikimin një veprim antidemokratik që deformon procesin zgjedhor në PD.
Letra e plotë:
Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, grupi për PD konstaton se:
1- Përjashtimi nga gara o zotit Ibsen Elezi është antistatuor, anti-demokratik dhe deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Elezi është një nga zërat më opozitarë dhe më të paepur në Shqipëri dhe ka kontribute reale, të vazhdueshme dhe publikisht të njohura në PD.
Ai prej vitesh kërkon reformimin e thellë të PD dhe është një nga anëtarët më aktivë të saj. Grupi për PD-në kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhge rikthimin e zotit Ibsen Elezi në garën për kryetar.
2- Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Zgjedhor janë të detyruar të vënë në dispozicion të kandidatëve për kryetarrë të PDSH-së jo më vonë se data 25 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.
3- Të rishikohet përbërja e Kodit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.
4-Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë , për të shpalosur platformat politike për zhvillimin e debatit.
5- Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për kryetar të PDSH-së infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.
6- Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha duhet të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, siç duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë.
Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të domosdoshme për një garë të hapur, të barabartë dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimorë të Partisë Demokratike Shqiptare.

