Voltana Ademi letër ambasadorëve: Kemi disa shqetësime
“Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë”
Vetëm pak ditë nga kjo deklaratë e ambasadores së SHBA Yuri Kim, ankimimi për zgjedhjet e për bashkitë, një nga çështjet më të rëndësishme të dorëzuara në gjykatën kushtetuese ka ndezur debatet politike.
Voltana Ademi e vetmja kryetare Bashkie përfaqësuese e opozitës akuzon se socialistët po kërkojnë të ndërhyjnë në shoqatën e bashkive.
Veprimi sipas saj bëhet për të mbyllur mundësinë e shpalljes së pavlefshme të votimeve të 30 qershorit 2019 të cilat u bojkotuan nga PD e LSI
"Një tentativë për të kapur organet drejtuese të SHBSH, me qëllimin final për të pasur mundësinë për ta tërhequr këtë kërkesë padi," tha Ademi.
Madje Ademi deklaron se ky veprim po kërkohet të realizohet duke ndryshuar drejtuesit e shoqatës.
Për këtë ajo akuzon se po realizohet në mënyrë të paligjshme prej Pjerin Ndreut
"Vënia në dijeni e të gjithë aktorëve përfshirë edhe atyre ndërkombëtarë është e një rëndësie të veçantë për vendin," tha ajo.
Ademi e cila në 17 korrik 2019 paraqiti ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votimet e 30 qershorit, ka bërë të ditur se për këtë situatë ka informuar dhe trupin diplomatik.
Ndaj përmes një letre ajo ka kërkuar ndihmë dhe të monitorojnë situatën e krijuar.
Letra e plotë:
| Voltana Ademi letër ambasadorëve: Kemi disa shqetësime |
